FOTO/ 'Ligji i Lusit': Ndalimi i abuzimit ndaj qenve do të konfirmohet

FOTO/ 'Ligji i Lusit': Ndalimi i abuzimit ndaj qenve do të konfirmohet

11:01, 13/05/2019
A+ Aa A-

Një ligj i ri që synon goditjen e fermave të ashtuquajtura ‘fermat e koneve ‘në Angli do të vendoset sot në Westminster, shkruan sot BBC.

Legjislacioni; i njohur si ‘Ligji i Lusit’ do të ndalojë shitjen e koteleve dhe koneve nga palët e treta, duke nxitur kështu blerjen e drejtpërdrejtë nga personi që do të bëhet pronari i ardhshëm i kafshës dhe jo përmes një ndërmjetësi i cili mund të jetë shkak për trafikimin e kafshës në të ardhmen.  

Sekretari i Mjedisit Michael Gove tha se këto rregulla të mirëmenduara do t'u jepnin kafshëve një fillim shumë të mirë për jetën e tyre të re.

Personat direkt të interesuar për këtë legjislacion u shprehën se janë shumë entuziastë për aprovimin dhe miratimin e ligjit por ama ende kanë dyshim derisa ai të fillojë të zbatohet konkretisht.

Ligji i ri do të kërkonte që kafshët të lindnin dhe të rriteshin në një mjedis të sigurt me nënën e tyre dhe të shiten direkt nga vendi i lindjes së tyre.

Rregullat, të cilat do të zbatohen në Angli, janë gjithashtu të dizajnuara për të penguar kontrabandistët që abuzojnë me Skemën e Udhëtimit për të sjellë kafshë të reja në Britaninë e Madhe për t’i shitur ato më pas.

Emri i Ligjit u vendos në bazë të një Mbreti Kavalier, Charles Spaniel i cili vdiq në vitin 2016. Zbatimi i ligjit pritet të hyjë në fuqi më 6 prill të vitit të ardhshëm, tha Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale.

Mark Abraham, lider i Ligjit të Lusit dhe themelues i Ndihmës së Koneve, tha: "Jam absolutisht i kënaqur që ‘Ligji i Lusit’ është duke u hedhur në Parlament dhe do të hyjë në fuqi nga prilli i vitit 2020.

“’Ligji i Lusit’ është shkruar pas një prej qenve më të ëmbël, më të guximshëm që kam njohur ndonjëherë dhe është një shembull i përshtatshëm për të gjitha viktimat e tregtisë së paligjshme të qenve përmes ndërhyrjes së palëve të treta, të së kaluarës dhe të së tashmes”.

Por Paula Boyden, drejtoreshë veterinare e ‘Besimit të Qenve’, shoqata më e madhe për bamirësinë ndaj qenve në Mbretërinë e Bashkuar dhe për mbrojtjen e tyre, i kërkoi qeverisë të vazhdojë më tej.

Ajo tha: "Ne dëshirojmë të shohim masa shtesë të prezantuara për të siguruar që ndalimi të jetë sa më i fuqishëm që të jetë e mundur”.

"Ka kohë para prillit 2020 për qeverinë që të marrë në konsideratë rregullimin e organizatave dhe vendeve të strehimit, të sigurojë gjurmueshmërinë e plotë të të gjithë qenve të shitur dhe forcimin e skemës së udhëtimit të këtyre kafshëve”. Ku dhe si kanë përfunduar ata në një vend të caktuar”. Përgatiti F.H/SYRI.NET 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco