Thirrja e gjeneralit Venezuelas për ushtarët, ‘është koha që të ngrihemi’

Thirrja e gjeneralit Venezuelas për ushtarët, ‘është koha që të ngrihemi’

11:07, 13/05/2019
A+ Aa A-

Një gjeneral i Venezuelës ka ftuar forcat e armatosura të vendit të tij për t’u ngritur kundër Presidentit Nicolas Maduro.

Ramon Rangel që përmes një video ka identifikuar vetën si gjeneral i forcave të armatosura, ka thënë se Qeveria është duke u kontrolluar nga “diktatura komuniste” në Kubë – aleat kyç i Maduros, shkruan Euroneës.

“Ne duhet që ta gjejmë mënyrën që ta heqim qafe frikën, të dalim në rrugë dhe të protestojmë, të synojmë një bashkim ushtarak për të ndryshuar sistemin politik”, ka thënë Rangel derisa në dorë mbante një kopje të Kushtetutës.

“Është koha që të ngrihemi”, dëgjohet duke thirrur ai.

Presidenti Maduro ka pasur në masë të madhe deri tash përkrahjen e ushtrisë për të mbajtur pushtetin megjithë kolapsin ekonomik të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco