VIDEO/ Shoferja e autobusit i shpëton jetën nxënësit, ja pamjet

VIDEO/ Shoferja e autobusit i shpëton jetën nxënësit, ja pamjet

06:36, 13/05/2019
A+ Aa A-

Shoferja e një autobusi në New York shpëtoi jetën e një nxënësi që mund të përplasej nga makina dhe tani cilësohet si heroinë.

Samantha Call ndaloi autobusin që të zbriste një student dhe nuk e priste që aty pranë të kalonte ndonjë makinë. Fatmirësisht ia doli që të kapte djalin nga bluzja dhe të parandalonte një rast tragjik.

"Ne jemi trajnuar që të shohim pasqyrat. Sytë tanë duhet të skanojnë çdo sekondë. Por unë nuk e prisja që aty të kalonte një makinë", tha shoferja 27-vjeçare.

Momenti i shpëtimit është kapur nga kamerat në autobus dhe janë bërë virale në rrjete sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco