FOTO/ Kritikoi Erdoganin, rrihet brutalisht gazetari

FOTO/ Kritikoi Erdoganin, rrihet brutalisht gazetari

00:40, 12/05/2019
A+ Aa A-

Erdogan ndëshkon çdo person që e kundërshtn, sidomos gazetarët. Shpesh ata etiketohet nga Presidenti i Turiqsë si gylenistë gjë e cila bën të mundur edhe arrestimin e tyre.

Kësaj radhe nuk është arrestuar por një gazetar i cili është kritik i fortë i erdogan është rrahur brutalisht me shkop bejsbolli.

Gazeta Jeninxhak bën të ditur se sot një grup prej pesë apo gjashtë personave e kanë rrahur brutalisht kolumnistin e famshëm turk, Javuz Selim Demirg, me shkop bejsbolli pas një emisioni televiziv ku i dëmtuari ishte i ftuar të premten.

Arsyet e sulmit nuk bëhen të ditura, mirëpo ngjarja ka ndodhur pas tensioneve të rritura për shkak të vendimit të komisionit shtetëror zgjedhor që ti anulojë rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll ku fituese doli opozita turke dhe u urdhërua për zgjedhje të reja më 23 qershor.

Partia e Erdoganit theksojnë se zgjedhjet në Stamboll janë zhvilluar me parregullsi të shumta, derisa opozita ka thënë se komisioni zgjedhor ka qenë nën presion të madh nga Qeveria e cila dëshpërimisht dëshiron të mbajë kontroll ndaj qytetit më të madh turk.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco