A mund të durojë India edhe pesë vjet të tjerë, me qeverinë e Modit?

A mund të durojë India edhe pesë vjet të tjerë, me qeverinë e Modit?

14:48, 11/05/2019
A+ Aa A-

Nga demokracitë e mëdha që kanë rënë në populizëm, India ishte e para.

Më 2014, Narendra Modi, kryeministri afatgjatë i shtetit perëndimor Gujarat dhe lider i partisë nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP), mori pushtetin me mandatin më të madh që vendi kishte parë prej 30 vitesh.

Deri atëherë, India ishte qeverisur kryesisht nga një parti, Kongresi, partia e Indira Gandhit dhe Jawaharlal Nehru, për 54 nga 67 vjetët si vend i lirë.

Tani India do të votojë për të vendosur nëse Modi dhe BJP do të vazhdojnë të kontrollojnë fatin e saj, në një praktikë zgjedhore me shtatë faza të shtrirë në 5.5 javë, në të cilën elektorati më i madh në botë – rreth 900 milionë – do t’u drejtohet kutive të votimit.

Populists kanë në dy modele: ata që vijnë nga populli që përfaqësojnë (Erdogan në Turqi, Bolsonaro në Brazil), dhe ata që thjesht shfrytëzojnë pasionet e atyre pjesë e të cilëve nuk janë në të vërtetë (neofashistët shampanjë: Brexiter, Donald Trump, Imran Khan në Pakistan).

Narendra Modi i përket kampit të parë. Ai është bir i një shitësi çaji dhe zgjedhja e tij nuk ishte aspak ndryshe nga një revoltë klase në kutitë e votimit.

Ajo ekspozoi atë që historiania amerikane Anne Applebaum e ka përshkruar si “përçarje të pazgjidhshme midis njerëzve që nuk e kishin ditur më parë që nuk ishin dakord me njëri-tjetrin”.

Nuk kishte më të bënte me të majtën apo të djathtën, por me diçka më thelbësore.

Fitorja e Modit ishte shprehje e mosbesimit.

Ai sulmoi etër themelues dikur të paprekshëm, si Nehru, pastaj ideologji të shenjta si socializmi dhe sekularizmi Nehruvian; ai foli për një Indi “pa Kongres”; nuk shfaqi asnjë dëshirë për të nxitur nxjenja vëllazërore midis hinduve dhe muslimanëve.

Më 2014, Modi konvertoi zemërimin kulturor në premtim ekonomik.

Ai foli për punësim dhe zhvillim. Duke shigjetuar shtetin socialist, tha shprehjen e famshme:””Qeveria nuk ka punë me biznesin”. Ato zgjedhje, ndonëse tani është e vështirë ta besosh, ishin zgjedhje shprese.

Kur shtypi i Delhit u përpoq të peshkonte votuesit e Modit me pyetje për ndërtimin e një tempulli në Ayodhya, vend ku më 1992 turmat nacionaliste hindu shkatërrua një xhami të shekullit të 16-të, e cila thuhej se qëndronte në vendlindjen e heroit epik hindu Ram, ata u përgjigjën me: “Pse na flisni për tempuj kur ne po ju themi se po votjmë për të sepse duam zhvillim”.

“Sabka saath, sabka vikas – Bashkë me të gjithë, zhvillim për të gjithë”, ishte slogani i Modit më 2014.

Teksa India voton këtë muaj, ironia e këtyre fjalëve nuk i ka shpëtuar kujt. Jo vetëm që mrekullia ekonomike e Modit nuk u realizua, por ai ndihmoi në krijimin e një atmosfere nacionalizmi religjioz helmues në Indi.

Imazhi më fortë i pushteti të Modit është pamja e Mohammad Naeem me një kanatiere të përgjakur më 2017, teksa i lutej turmës për mëshirë para se të rrihej për vdekje.

Kur urrejtja sanksionohet, nuk është gjithmonë e lehtë të izolosh shënjestrën e saj dhe ajo çka BJP zbuloi për keqardhjen e saj ishte se të njëjtët njerëz që ishin gati të sulmonin muslimanët janë po aq gati të sulmojnë edhe hindutë e klasës së ulët.

Rekordi i Modit me gratë është i njollosur. Një raport i vitit të kaluar e rendit Indinë si vendin më të rrezishëm në botë për gratë dhe qëndrimi i tij e i burrave të partisë së tij karshi grave është paternalist.

Më 2015 shkaktoi indinjatë kur tha se Sheikh Hasina, kryeministrja e Bangladeshit, kishte suksese kundër terrorizmit “megjithëse ishte grua”. Ai mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, pasi opozita e udhëhequr nga Rahul Gandhi është rrëmujë, por Modi nuk do të përfaqësojë kurrë më ëndrrat dhe aspiratat e 2014-ës.

Në atë kohë ai ishte Mesia, që parashikonte të ardhme të ndritshme, pjesërisht rilindje hindu e pjesërisht program ekonomik koreanojugor. Tani është thjesht një politikan që dështoi të bënte realitet premtimet, në kërkim të rizgjedhjes.

Çfarëdo që të thuhet për zgjedhjet, shpresa është jashtë menuje. Modi mund të fitojë prapë, por çfarë do të sjellë? Lloji i tij i populizmit shërbeu si një kritikë bindëse e shoqërisë indiane, për të cilën nuk mund të ketë simbol më të mirë se Partia e Kongresit.

Ajo ka pak për të ofruar përveç parimit dinastik, me një tjetër anëtar të familjes Nehru-Gandhi. Partia më e vjetër e Indisë nuk ka më tepër imagjinatë politike se të nxjerrë Priyanka Gandhin – motra e Rahulit – përkrah vëllait.

Do të ishte njësoj sikur Demokratët të kandidonin sërish Hillary Clinton më 2020, me Chelsea si zëvendëspresidente.

Modi është me fat që ka një opozitë kaq të dobët, një koalicion i leckosur partish, i udhëhequr nga Kongresi, pa axhendë.

Megjithatë, ai duhet ta dijë se nuk i mbajti premtimet që bëri më 2014. Prandaj tani po kërkon armiq të brendshëm.

Dhe, teksa India bëhet gati t’i japë këtij provinciali një mandat të dytë, dikush nuk mund të mos dridhet nga mendimi se çfarë mund të bëjë ende për të ndëshkuar botën për dështimet e tij.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco