E vogla Noemi del nga koma dhe merr frymë vetë: entuziazëm i madh ndër mjekë

E vogla Noemi del nga koma dhe merr frymë vetë: entuziazëm i madh ndër mjekë

14:16, 10/05/2019
A+ Aa A-

Më në fund, një lajm i mirë që e gjithë Italia e priste: përmirësohet gjendja e vogëlushes 4-vjeçare Noemi, e cila u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri në sheshin Nazionale të Napolit, shtruar në spitalin pediatrik Santobono me një prognozë ende me rezerva.

Por mëngjesin e sotshëm, e vogla Noemi është zgjuar, pas shtatë ditësh në koma. “Zgjimi i Noemit është një moment shumë emocional për të gjithë spitalin, - tha drejtorja e spitalit Santobono, Anna Maria Minicucci. – ne kemi qënë duke e pritur këtë moment prej një jave.”

 Hetimet

Ndërkohë ka pasur zhvillime të rëndësishme në hetimet. Në 10 maj, vëllezërit Armando dhe Antonio Del Re u ndaluan. Kush është Armando Del Re, i dyshuari për të shtënat në Napoli?

I pari akuzohet për vrasje të trefishtë, pasi u konsiderua si personi përgjegjës për të shtënat, ku objektivi ishte Salvatore Nurcaro, një 31-vjeçar i dënuar. Thelbësor për suksesin e hetimit ishin videot e disa kamerave vëzhguese, që kishin kapur një njeri të veshur me të zeza dhe me një kaskë në kokë.

Më 7 maj, Presidenti i i Italisë, Sergio Mattarella, e vizitoi fëmijën në Napoli dhe u takua edhe me kryetarin Luigi De Magistris.

Ndërkohë, babai i Noemit tha për “Repubblica” se ai mund të largohej nga Napoli. “Jam i zemëruar, është e dhimbshme, por po e mendoj. Nuk dua të bëj polemika. Për momentin kam vetëm një mendim në kokë: Të shpëtojë fëmija. Unë dhe gruaja ime bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos jetë në rrezik, bëjmë sakrifica” dhe në fund, konkludoi: “ Unë shpresoj në rezistencën e një fëmije të vogël, që nuk mund ende të flasë. Unë jam i sigurtë se vajza ime është zgjuar dhe është në këmbë, se ajo ka shumë energji.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco