Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Më shumë se gjysmë milioni bletë të djegura nga një zjarrvënës i paidentifikuar në Teksas

Më shumë se gjysmë milioni bletë të djegura nga një zjarrvënës i paidentifikuar në Teksas

08:28, 02/05/2019
A+ Aa A-

Policia në Teksasit po kërkon një zjarrvënës të panjohur, i cili hyri në një oborr mbushur me koshere bletësh duke iu vënë flakën të gjithave. Dëmi ishte shumë i madh pasi bëhej fjalë për dhjetëra koshere dhe u dogjën më shumë se gjysmë milioni bletë, shkruan ctvnews sot.

Incidenti, i cili ndodhi në fund të javës së kaluar një orë në jug të Hjustonit, ka zemëruar ambientalistët që kanë treguar se bletët janë pjesë integrale e ekosistemit dhe tashmë janë në rënie nga përdorimi i pesticideve industriale.

Njësherif i qarkut erdhi në fushën e bletëve në qytetin Alvin në 27 prilli. Disa nga kutitë ishin hedhur gjithashtu në një pellg aty pranë. Rreth 20 nga 24 kolonitë, secila prej të cilave përmbanin dhjetëra mijëra bleta, u shkatërruan.

Shoqata anti kriminalistikës dhe grupi i bletarëve po ofrojnë shpërblime deri në US $ 5.000 dhe US $ 1.000 për informacion, lidhur me personin që e shkaktoi këtë situatë.

Më shumë se 13,000 dollarë amerikanë janë dhuruar përmes një fushate në Facebook nga Shoqata e Bletarëve për të mbledhur fobletëve janë në rënie, sipas studimeve të mjedisit, kryesisht për shkak të përdorimit të insekticideve nga sektori i bujqësisë industriale.

Një studim i kohëve të fundit nga Neë England zbuloi se disa lloje janë në rënie deri në 90 përqind. "Për shkak se këto specie janë lojtarë kryesorë në pllenimet e bimëve, ngre shqetësime rreth kompromentimit të prodhimit të kulturave kyçe dhe furnizimit të ushqimit në përgjithësi", thotë Sandra Rehan, asistent profesoreshë e shkencave biologjike në Universitetin e Neë Hampshire dhe autore e lartë e studimit , në një deklaratë muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco