19 maturantë vetëvriten pasi dhanë provimin shtetëror

19 maturantë vetëvriten pasi dhanë provimin shtetëror

19:40, 01/05/2019
A+ Aa A-

Nëntëmbëdhjetë maturantë janë vetëvrarë në shtetin indian të Telangana që nga mesi i prillit, pas publikimit të rezultateve të provimit të ndërmjetëm, thonë zyrtarët.

Ekzaminimi shtetëror për klasën e 12-të është nën shqyrtim. Qindra prindër kanë protestuar për shënimin dhe vlerësimin e dokumenteve të testimit, për të cilat thanë se prodhuar rezultate të gabuara për nxënësit dhe në shumë raste, ka sjellë ngeljen e nxënësve.

Shumica e pranimeve universitare janë të bazuara në provim që solli ngeljen e mijëra nxënësve.

Disa maturantë kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në provim, por janë shënuar sikur kanë munguar ose kanë marrë nota zero në lëndë të veçanta që ata kanë përfunduar.

Prindërit kanë fajësuar si Bordin Shtetëror të Arsimit të Mesëm, i cili është përgjegjës për provimet dhe vlerësimin e tyre, si dhe qeverinë në Telangana. Bordi kontraktoi vlerësimin e fletëve të markës në një firmë të jashtme, “Globarena”, e cila nuk mund të arrihej për komente, shkruan CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco