I shkreti Erdogan ka mbetur pa miq-Nga Burak Bekdil

I shkreti Erdogan ka mbetur pa miq-Nga Burak Bekdil

17:01, 01/05/2019
A+ Aa A-

‘Liderët botërorë uruan Erdoganin për fitoren në zgjedhjet lokale’, shkruan titujt e gazetave, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale të 31 marsit në Turqi. Me qëllim injoruan faktin që partia e Presidentit Recep Tayyip Erdogan humbi në tre qytetet më të mëdha të vendit dhe për herë të parë pas 25 vjetëve në Ankara dhe Stamboll. Megjithatë e gjetën një element për të lëvduar njeriun e fortë të Turqisë. Por, ‘liderët botërorë’?

Ja lista e plotë: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Alijev, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, kryesuesi i radhës i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës Milorad Dodik, ish-anëtari boshnjak i Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, kryesuesi i radhës i Presidencës Bakir Izetbegoviç, Presidenti i Guineas Alpha Conde, dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Këta zotërinj janë ‘liderët botërorë’ sipas makinës së propagandës së Erdoganit.

Në të vërtetë, me përjashtim të emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, dhe hallexhiut të Venezuelës, Nicolás Maduro, Erdogan po mbetet pa miq.

SHBA po përgatitet të vendosin sanksione kundër Turqisë për shkak të kërkesës së Ankarasë për të blerë nga Rusia sistemet e mbrojtjes anti-raketë dhe raketat e rangut të gjatë. Kur t'i marrë – në verë, sipas programit – Turqia do të bëhet anëtari i parë i NATO-s që instalon sistemin raketor rus tokë-ajër S-400 në truallin e saj. Sanksionet, bazuar në Aktin e Kundërvënies së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) mund të përfshijë përjashtimin e prodhuesve të industrisë ushtarake turke nga programi F-35 Joint Strike Fighter (JSF), një lëvizje që mund t’i kushtojë Turqisë 10 miliard dollarë në humbje biznesi. Washingtoni mund të vendosë sanskione edhe mbi oficerët turq të përfshirë në marrëveshjen për S-400 dhe të pezullojë dërgesat e pajisjeve jetike ushtarake në Turqi, dhe efekti mund të jetë i shumëfishtë nëse vendet e tjera perëndimore u bashkohen sanksioneve.

Në teori, Turqia e Rusia po kalojnë muajin e mjaltit të një aleance të re. Por kjo dashuri e rigjetur është e brishtë: Afari mes Ankarasë e Moskës më tepër është aleancë taktike se sa strategjike, me një ndarje zyrtare që duket si bombë me sahat. Kina, ashtu si Rusia, është më tepër një partner ekonomik për Turqinë, por grindja prej dekadash mbi trajtimin e ujgurëve nga Kina, vëllezërit etnikë të Turqisë në Kinën Perëndimore, ka qenë vazhdimisht burim tensioni midis Ankarasë e Pekinit.

Në shkurt, Kina bëri të ditur mbylljen e konsullatës në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë dhe port i rëndësishëm tregtar. Vendimi erdhi vetëm pak javë pasi Turqia tha se mbi një milionë ujgurë muslimanë përballeshin me arrestime arbitrare, tortura dhe shplarje truri politike në kampet e internimit në rajonin Xinjiang. Ambasadori kinez në Ankara, Deng Li, në mënyrë diplomatike, i bëri presionin më të frikshëm Turqisë. Ai tha për Reuters:

‘Nëse zgjedh një rrugë jo-konstruktive, ajo ndikon negativisht në besimin dhe mirëkuptimin reciprok dhe do të pasqyrohet në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike’.

Me ekonominë në recesion dhe papunësinë e inflacionin në rritje, një tjetër përkeqësim do të ishte makthi më i keq për Erdoganin.

Edhe Evropa është shndërruar në një vend ku diplomatët turq duhet të punojnë sikur janë pjesë e Ministrisë së Luftës së Ftohtë dhe jo të Ministrisë së Jashtme. Presidenti francez Emmanuel Macron kohët e fundit njoftoi se Franca do ta bënte 24 prillin ‘ditë kombëtar përkujtimore të genocidit armen’. Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, u përgjigj:

‘Ne i dënojmë dhe i hedhim poshtë përpjekjet e zotit Macron, i cili po përballet me probleme të brendshme në vendin e tij, për të shpëtuar veten duke kthyer ngjarjet historike në material politik’.

Zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Ömer Çelik, tha se ‘autoritetet franceze duhet të përballen me vrasjet dhe dhunimin e të drejtave të njeriut në të cilat ata janë përfshirë që nga Kameruni në Algjeri’.

Pothuajse njëherazi, Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi mocionin për të njohur zyrtarisht si genocid vrasjen masive të armenëve në Perandorinë Osmane, nisur më 1915. Ministria e Jashtme turke e dënoi edhe këtë hap, duke e quajtur ‘një shembull i përdorimit të pretendimeve armene për interesa të brendshëm politikë’.

Edhe në Afrikë, gjërat nuk po ecin në drejtimin e dëshiruar nga Erdogan. Ishte tronditëse për presindentin turk kur u zgjua para disa ditëve dhe mësoi se i dyshuari për genocid, të cilin e ai e ka përqafuar si ‘vëlla’, Presidenti i Sudanit Omar Al-Bashir, ishte përmbysur nga një grusht shteti. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka nxjerrë që më 2010 një mandat arresti për al-Bashir, për një numër akuzash për genocid.

Media turke pro Erdoganit pretendon se ndërhyrja ushtaraka në Sudan që rrëzoi Bashirin ishte ‘dirket kundër Turqisë’ dhe se Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe qëndroin pas grushtit: ‘ndërhyrja e treshes iu shërben interesave amerikand dhe izraelite në rajon’.

Sudani nuk është e vetmja dhimbje koke e freskët për Erdoganin. Në Libi, Turqia dhe Katari kanë përkrahur qeverinë e Tripolit në luftën civile, në pjesën perëndimore të vendit. Në anën tjetër të konfliktit, Egjipti, Arabia Saudite dhe EBA kanë përkrahur Khalifa Haftar, një gjeneral me bazë në Libinë lindore, me të cilin ka kontaktuar edhe Rusia.

Haftar, i cili shënjestron islamistët radikalë, infiltroi në qeverinë e Libisë perëndimore – e përkrahur nga Erdogan – dhe nisi një ofensivë për të marrë Tripolin. Katari bëri thirrje që embargoja e armëve kundër forcave të Haftarit të ishte më e ashpër. Sipas The Independent:

‘Një analist tha se Haftar dhe aleatët e tij arabë mund të kenë vendosur të sulmojnë pasi vunë re atë që u përshkrua si trafik i dyshimtë ajror nga Turqia në Libinë perëndimore, dhe shpresuan të përfitonin nga ndërprerja e mundshme e fluturimeve gjatë zhvendosjes së planifikuar të operacioneve më 6 prill nga aeroporti i vjetër Ataturk në Stamboll në një aeroport të ri të madh’.

Njeriu i fortë i Turqisë po nxiton të bëhet njeriu i vetmuar i botës.

*Burak Bekdil është një nga gazetarët më të njohur në Turqi, i përzënë dy vjet më parë nga gazeta më e madhe, Hürriyet, pas 29 vjetësh i punësuar në të, për shkak se shkruante për realitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ardian01/05/2019 17:56

po na tregon ameriken vendin qe u themelua nga karteli bankar mafioz si korporate per te grabitur vendet e botes per llogari te vatikanit ,mbretereshes se anglise dhe mafias boterore.ju jeni prostitutat e washingtonit.dhe ata qe kundershtojne qenkan armiqte e demokracise.juve ju ka ngelur truri me barre me duket

Shto koment

Denonco