Protestat për 1 Majin në Paris, përplasje me policinë, ka të lënduar

Protestat për 1 Majin në Paris, përplasje me policinë, ka të lënduar

15:11, 01/05/2019
A+ Aa A-

Sindikatat autonome të punëtorëve, jelekëverdhët, ekologjistët dhe shumë njerëz të tjerë kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe të disa qyteteve të tjera të Francës në ditën ndërkombëtare të punëtorëve sot më 1 Maj.

Gjatë marshimeve të protestuesve ka pasur dhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave policore.

Nga mediat e huaja raportohet se ka dhe disa të plagosur të cilët janë shoqëruar në spital, por ende nuk dihet me saktësi numri i tyre.

Jelëkëverdhët kanë hedhur gurë gjatë manifestimeve të tyre.

Policia si kundërpërgjigje ka përdorur gaz lotsjellës ndaj punëtorëve që kanë dalë të protestojnë dhe ka shoqeruar në Polici mbi 165 persona.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi 01/05/2019 16:02

    Ketu kemi polic qe terhiqen dhe hecin mbrapa...ne shqiperi perpara dhe me dajak e shkopa Ketu kemi protestues qe hedhin tym..ne tirane hedh Leshi tym e helm Ketu kemi popull qe di ti kerkoj gjerat e veta, ne shqiperi kemi dele qe kerkojme ti zgjojme nga gjumi

    Shto koment

    Denonco