Jep dorëheqjen pak orë pas emërimit si Ministër, ja akuza që i prishi karrierën

Jep dorëheqjen pak orë pas emërimit si Ministër, ja akuza që i prishi karrierën

10:24, 01/05/2019

Një ministër i qeverisë së Estonisë dha dorëheqjen dje edhe pse ishte emëruar një ditë më parë. Marti Kuusik u betua si ministër i Tregtisë dhe Teknologjisë të hënën, por disa orë më vonë u vu nën hetim nga policia nën akuzën e dhunës në familje.

Kuusik përfaqëson Partinë Popullore Konservatore të Estonisë, ose EKRE, pjesë e qeverisë së koalicionit prej tre partish, të udhëhequr nga kryeministri Juri Ratas, i cili kryeson Partinë Qendrore.

Kuusik ishte në mesin e një kabineti prej 15 anëtarësh të zgjedhur nga Ratas, i cili ka qenë kryeministër i vendit balltik që prej nëntorit 2016.

“Më lejoni të konfirmoj përsëri se akuzat e bëra kundër meje janë shpifje, unë nuk përfshihem në dhunë”, tha Kuusik duke cituar një “sulm të tmerrshëm mediatik” kundër tij nga gazetat estoneze dhe mediet e tjera.

Ratas tha se ishte i kënaqur me vendimin e Kuusikut  me dhënien e dorëheqjes, duke thënë “nuk ka vend për justifikime apo dyshime, siç e dimë që Estonia ka mijëra viktima të dhunës në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco