'Skam lidhje me elitat', por Zonja e Parë e Ukrainës e bleu lirë apartamentin nga miliarderi

'Skam lidhje me elitat', por Zonja e Parë e Ukrainës e bleu lirë apartamentin nga miliarderi

09:53, 01/05/2019
A+ Aa A-

Gruaja e Presidentit të sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy bleu një apartament luksoz me më pak se gjysmën e çmimit në treg nga manjati Oleksandr Buryak, sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i pronave.

Zelenskiy, një humorist dhe yll televizioni pa asnjë eksperiencë politike, fitoi në 21 prill zgjedhjet presidenciale pasi bëri fushatë si dikush që qëndronte larg elitës së pasur që dominon politikën dhe biznesin e Ukrainës, shkruan Reuters.

Por marrëveshja për apartamentin, në kompleksin Emperor në breg të Detit të Zi tregon se familja Zelenskiy ka përfituar nga transaksionet me një anëtar të së njëjtës elitë të pasur.

Reuters nuk qe në në gjendje të përcaktonte pse banesa iu shit nën çmimin e tregut. As Zelenskiy dhe as gruaja e tij nuk iu përgjigjën kërkesave për të komentuar, dërguar përmes ekipit të tij të fushatës.

Byryak,  manjati që sipas dokumentave të regjistrimit të pronave u shiti apartamentin, nuk pranoi të komentojë mbi apartamentin kur Reuters e kontaktoi në telefon dhe nuk iu përgjigj as pyetjeve me shkrim.

    Gruaja e e Zelenskiy, Olena Zelenska, e bleu apartamentin me tre dhoma në gadishullin e Krimesë në Ukrainë për 163 893 dollarë në prill të 2013-ës, sipas deklaratës së të ardhurave dhe pasurive të paraqitura këtë vit nga bashkëshorti i saj dhe sipas regjistrit të pronave të Ukrainës.

    Byryak është një ish-deputet i parlamentit ukrainas, që bashkë me vëllanë Sergei, qenë aksionerët që kontrollonin kompaninë huadhënëse Brokbiznesbank që nga 2010 derisa e shitën shumicën e aksioneve në mes të vitit 2013. Ish-ekzekutivët e Brokbiznesbank janë nën hetime për dyshimin se ata përfituan para nga banka duke filuar që nga viti 2012, sipas prokurorëve.

    Kundërshtarët e presidentit të ri Zelenskiy e akuzojnë atë se është peng i Ihor Kolomoisky, njërit nga burrat më të pasur të Ukrainës, kompania mediatike e të cilit ka bashkëpunuar ngushtë me biznesin e produksionit televiziv të komedianit. Të dy, Zelenskiy dhe Kolomoisky e mohojnë se presidenti i zgjedhur është nën influencën e manjatit.

    Kolomoisky i tha Reuters se ai besonte se Buryak ia shiti apartamentit zonjës Zelenska me çmim të ulët sepse banka e tij nuk i kishte likuiditetet dhe se i duheshin të shtonte paratë cash, por nuk dha dëshmi për ta provuar këtë pretendim./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco