Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pas dorëheqjes së babait, Naruhito, Perandori i ri i Japonisë mban fjalën e tij të parë

Pas dorëheqjes së babait, Naruhito, Perandori i ri i Japonisë mban fjalën e tij të parë

08:50, 01/05/2019
A+ Aa A-

Perandori i ri japonez Naruhito ka thënë fjalën e tij të parë pas ngritjes në fron, duke shprehur dëshirën e tij për lumturinë dhe paqen botërore.

Ngjitja e tij u formalizua më herët në një ceremoni që e pa atë të trashëgojë thesaret perandorake.

Një epokë e re perandorake e quajtur Reiëa, që do të thotë rend dhe harmoni,ka filluar dhe do të zgjasë gjatë gjithë mbretërimit të tij.

Babai i tij 85-vjeçar Akihito u bë perandori i parë që dorëhiqej më shumë se 200 vjet, të martën.

Në një fjalim të shkurtër në Pallatin Perandorak, perandori Naruhito tha se shpresonte "për lumturinë e njerëzve ... përparimin e vendit dhe paqen botërore".

Naruhito, 59 vjeç, gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj babait të tij, Perandor Emeritus Akihito, zëri i tij u thye kur fliste për shërbimin e Akihito në vendin e tij.

"Ai kryente me seriozitet secilën prej detyrave të tij për më shumë se 30 vjet," tha ai. 

"Ai tregoi dhembshuri të thellë me anë të përkushtimit të tij. Dëshiroj të shpreh respektin dhe vlerësimin tim të përzemërt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco