NASA: Rreziku i asteroidit që mund të shkatërrojë Tokën duhet marrë seriozisht

NASA: Rreziku i asteroidit që mund të shkatërrojë Tokën duhet marrë seriozisht

08:14, 01/05/2019
A+ Aa A-

Në rastin e një asteroidi të madh që i drejtohet Tokës, ne do të kemi vetëm dy mundësi për të zgjedhur: t’i ndërrojmë drejtimin ose të evakuohemi.

Kreu i NASA-s ka paralajmëruar se është koha të merret seriozisht, rreziku i një asteroidi që mund të shkatërrojë Tokën, njoftoi Sky.news. Jim Bridenstine foli pasi agjensia hapësinore filloi ushtrimet e mbrojtjes planetare, bazuar në skenarin hipotetik të  pasojave që do të kishte një asteroid.

Administratori i NASA-s shprehu shqetësimin se paralajmërime të ngjashme janë parë si zbavitje nga njerëzit dhe se goditjet e asteroidëve ishin më të zakonshme sesa njerëzit besonin.

Në ushtrimet e mbrojtjes planetare katë javë, të cilat simulojnë sesi do t’i përgjigjej njerëzimi një asteroidi shkatërrues të Tokës, hapi i parë i NASA-s do të jetë matja preçize e shpejtësisë dhe e trajektores së këtij objekti.

Pas kësaj duhet marrë vendimi: të përpiqen për ta parandaluar përplasjen duke e shkatërruar asteroidin, apo të avakuojnë zonën ku  do të ndodhë përplasja.

Mbrojtja planetare dhe ekspertët e astronomisë kanë  qënë kundër shkatërrimit të asteroidëve të mëdhenj me armë bërthamore nga njerëzimi, pasi ata thjesht do të ndaheshin në copëza më të vogla të rrezikshme.

Një studim shkencor që u publikua në mars “i hodhi ujë të ftohtë” teorisë se njerëzimi duhej thjesht ta hidhte në erë një asteroid që do të përplasej me Tokën,  pasi zbuloi se copëzat e tij të shpërthyera me shumë gjasa do të bashkoheshin prapë për shkak të gravitetit.

Hedhja në erë e asteroidit që i afrohet Tokës nuk është aq e lehtë sa Armagedoni, thanë shkencëtarët, duke iu referuar filmit të famshëm të Bruce Willis/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco