Berluskoni përfundon në spital

Berluskoni përfundon në spital

12:49, 30/04/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u dërgua me ambulancë në spitalin San Raffaele të Milanit këtë mëngjes. Berluskoni, 82 vjeç, u transportua në orën 10:00,në spital.  

Ekzaminimet mjekësore po zhvillohen aktualisht dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e panjohur për mediet. Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.

Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar  kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane. Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik. Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak. Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të  ketë rreth 6 miliardë dollarë. Berluskoni ka qenë  katër herë kryeministër i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku30/04/2019 15:05

I uroj shërim të shpejtë Silvio Berlusconit të madh. Ju të "Syrit" keni harruar të theksoni faktin që Berlusconi ishte më i pasur përpara se të bëhej kryeministër, ndryshe nga E Drama i cili kishte vetëm 300 mijë lekë në bankë dhe shtëpi me qera përpara se të bëhej kreministër, ndërsa sot ka miliarda.

Shto koment

Denonco