Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Sot ndodh e rralla në  histori: Perandori i Japonisë fillon abdikimin nga froni

Sot ndodh e rralla në histori: Perandori i Japonisë fillon abdikimin nga froni

07:52, 30/04/2019
A+ Aa A-

Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që abdikon pas më shumë se 200 vjetësh. Ceremonitë të martën filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.

85-vjeçarit i është dhënë leje për të lënë fronin, pasi ai nuk ndihet në gjendje të përmbushë rolin e tij për shkak të moshës dhe shëndetit në rënie.

Djali i tij, Princi i Kurorës, Naruhito, do të ngjitet në Fronin Takamikura ditën tjetër, duke shënuar fillimin e një ere të re.

Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike, por shërben si simbol kombëtar.

Mbretërimi i Perandorit Akihito është karakterizuar nga marrëdhëniet e tij me njerëzit që vuajnë nga sëmundje dhe fatkeqësi, që e kanë bërë atë të dashur për shumë japonezë.

Në ceremonitë e para private të ditës, perandori ia bëri të ditur largimin e tij nga froni, parardhësve mitologjikë të familjes perandorake japoneze.

Çfarë do të ndodhë në ceremoninë e abdikimit?

Taiirei-Seiden-nogi ose Ceremonia kryesore e Abdikimit të Madhërisë së Tij Perandorit pritet të zhvillohet në sallën shtetërore Matsu-no-Ma të Pallatit Perandorak.

Ajo fillon në orën 17:00 me orën lokale (8:00 GMT) me Perandorin Akihito dhe Perandoren Michiko që hyjnë në dhomë dhe zgjat rreth 10 minuta. Mbi 330 pjesëmarrës do të jenë aty.

Ceremonia do të përfundojë kur Akihito të bëjë fjalimin e tij të fundit si perandor, megjithëse teknikisht mbetet perandor deri në mesnatë.

Ngjarja e kësaj të marte është e para për cilindo njeri të gjallë në këtë botë, që të shikojë një ceremoni abdikimi nga froni japonez.

Të mërkurën në mëngjes, Princi i Kurorës Naruhito do të trashëgojë Thesarin Perandorak në ritualin e tij të parë si Perandor./ar.sh/SYRI.NET

      

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco