Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO/ Vdesin mbi 30 peshkaqenë çekiç; paditet akuariumi më i madh në botë

FOTO/ Vdesin mbi 30 peshkaqenë çekiç; paditet akuariumi më i madh në botë

12:46, 29/04/2019
A+ Aa A-

Qendra Kombëtare Detare, Nausicaa në Francë është paditur për një "keqtrajtim serioz" të dyshuar të peshkaqenëve çekiç që rrezikohen nga zhdukja, shkruan sot skynews. 

Më shumë se 2 milionë dollarë u shpenzuan për të ndërtuar një akuarium gjigant për peshkaqenë. Peshkaqeni i fundit e cili ndodhej bashkë me mbi 30 peshkaqenë çekiç të tjerë në akuariumin më të madh në Evropë ka vdekur vetëm tetë vjet pasi u fut aty për herë të parë.

Qendra Kombëtare e Detit Nausicaa, pranë Calais, filloi të mirëpriste krijesat e rrezikuara në vitin 2011-të, pasuar nga një tjetër grup në vitin 2018 dhe ato u konsideruan si një kuriozitet i madh për vizitorët.

Vetëm vitin e kaluar, Akuariumi hapi një degë të re të madhe për peshkaqenë, e cila po ashtu kushtoi më shumë se 2 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

Akuariumi bleu 30 peshkaqenë çekiçë midis 2011-ës dhe 2018-ës.

Por, tani është i zbrazët, me shumë peshkaqenë që thuhet se sulmuan dhe vranë njëri-tjetrin, pasi u dobësuan nga një infeksion kërpudhash që morën si rezultat i kushteve të këqija.

Akuariumi është hedhur në gjyq nga grupi detar i ruajtjes së kafshëve Sea Shepherd France pasi lajmet për vdekjen përfundimtare u bënë publike, duke cituar "keqtrajtimin serioz" të peshkaqenëve dhe "shkeljet e ligjit mjedisor".

Grupi francez i mbrojtjes së kafshëve, Trente Millions d'Amis, po ashtu reagon duke u përgjigjur se ishte "turp" vdekja e peshkaqenëve të cilët duhet të mbroheshin për shkak të rrezikshmërisë së lartë të zhdukjes si specie.

Ekspertët thonë se jetëgjatësia e një peshkaqeni çekiç në jetën e egër shkon deri në 30 vjet ndërsa në akuarium deri në 12 vjet dhe ato që mbërritën në vitin 2018-të nuk kishin arritur as moshën madhore në momentin kur ngordhën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco