Vetëvritet në burgun turk i arrestuari si spiun i Emirateve të Bashkuara Arabe

Vetëvritet në burgun turk i arrestuari si spiun i Emirateve të Bashkuara Arabe

11:39, 29/04/2019
A+ Aa A-

Një nga dy personat e ndaluar në Turqi, si të dyshuar për kryerjen e spiunazhit në emër të Emiratet e Bashkuara Arabe, kreu vetëvrasje në burgun e Silivrit, raportojnë mediat turke.

Dy të dyshuarit u arrestuan në fillim të këtij muaji dhe kishin pranuar se kishin spiunuar për Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një zyrtar i lartë turk, duke shtuar se Turqia po heton nëse mbërritja e ndonjërit prej tyre në shtetin turk është e lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

I burgosuri që kreu vetëvrasje u arrestua së bashku me të dyshuarin e dytë, dhjetë ditë më parë.

Sipas autoriteteve turke, ai ishte i dyshuar për "spiunazh politik dhe ushtarak".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco