Qeveria po kursente para/ Mbi 270 komisionerë vdesin duke numëruar votat

Qeveria po kursente para/ Mbi 270 komisionerë vdesin duke numëruar votat

14:59, 28/04/2019
A+ Aa A-

Më shumë se 270 komisionerë në Indonezi kanë gjetur vdekjen, kryesisht nga sëmundje që lidhen me lodhjen.

Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU), tha se 1,878 persona të tjerë, pjesë e stafeve elektorale janë sëmurur, citon BBC.

Rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin të numërojnë dhe të monitorojnë votimin e 17 prillit.

Stafi punonte gjatë natës në ajër të nxehtë, çka ka bërë që shumë prej tyre të kenë pasoja fatale.

Zgjedhjet kombëtare dhe rajonale u zhvilluan për herë të parë bashkë me ato presidenciale në vendin me 260 milionë banorë, për të kursyer para.

Rreth 80% e 193 milion votuesve me të drejtë vote votuan në më shumë se 800,000 vendvotime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco