Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Sri Lanka nuk gjen paqe, 15 viktima nga përleshja mes policisë dhe një grupi terrorist

Sri Lanka nuk gjen paqe, 15 viktima nga përleshja mes policisë dhe një grupi terrorist

08:08, 27/04/2019
A+ Aa A-

Në Sri Lanka nuk ka paqe.

Policia ka pasur një përplasje me armë me militantë të një grupi islamik të cilët dyshohen se kishin lidhje me sulmet në kishë ditën e Pashkëve.

Nga sulmet mbetën të vrarë rreth 15 persona nga grupi islamik, ku edhe trupat e tyre janë gjetur tashmë nga autoritetet.

Përleshja ndodhi në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle në të gjithë vendin dhe në të gjitha rrugët pas shpërthimeve. 

Kujtojmë që Kisha Katolike në Sri Lanka ka anulluar meshën ë ditës së dielë deri në një moment pak më të madh sigurie në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco