Parandalohet një sulm terrorist në Turqi

Parandalohet një sulm terrorist në Turqi

07:42, 27/04/2019
A+ Aa A-

Në Turqi është ndaluar një sulm terrorist i cili mendojhej se mund të mërrte goxha jetë njerëzish.

Autoritet turke arrestuan një shtetas sirian i dyshuar si militant i Shtetit Islamik pasi po planifikonte sulme gjatë ceremonive përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Gallipoli, ceremoni ku marrin pjesë qindra australianë dhe neozelandezë.

I dyshuar u ndalua në Tekirdag, një provincë një veriperëndim të vendit pranë gadishullit të Gallipoli-it, tha një zëdhënës i policisë vendore. Shtetasi sirian u ndalua nga policia që të mërkurën, por për shkak të sigurisë njoftimi u bë dy ditë më vonë.

Çdo vit, qindra australianë dhe neozelandezë udhëtojnë drejt Turqisë për të kujtuar përpjekjen e dështuar të forcave aleate në vitin 1915 për të larguar trupat otomane nga Gallipoli dhe rajoni i Dardaneleve.

Ceremonitë përkujtimore kanë filluar që të mërkurën.

Sipas agjencive të lajmeve, siriani i ndaluar po përgatiste të sulmonte gjatë ceremonive përkujtimore në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 49 myslimaneve në dy xhami në Zelandën e Re. Zëdhënësi i policinë nuk e specifikoi se në cilën datë ishte parashikuar sulmi kamikaz. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco