Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Thatësirë e rrezikshme, ekspertët japin alarmin

Thatësirë e rrezikshme, ekspertët japin alarmin

00:45, 27/04/2019
A+ Aa A-

Kjo verë pritet të dominojë nga një mot i thatë dhe me reshje të pakta shiu, ç’ka ka vënë në alarm ekspertët e motit.

Në Gjermani, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë, fermerët janë të frikësuar në fillim të sezonit për shkak të lajmeve të këqija, pas thatësirës së vitit të kaluar.

Nëse nuk bien reshjet e zakonshme të shiut që shoqërohen në muajin maj, ekspertët thonë që do të ketë probleme të mëdha në kultivimin e bimësisë.

“Në qoftë se moti i thatë vazhdon në muajt e ardhshëm, thatësira e vitit 2018 mund të përsëritet ose të tejkalohet,” paralajmëroi Udo Busch, kreu i sektorit bujqësor gjerman.

Madje thatësira që shoqëroi vitin që shkoi, të gjithë Evropën, shkaktoi vatra të mëdha zjarri. Vitin e kaluar rreth 25,000 hektarë tokë u shkatërruan nga zjarret në Suedi. Mungesa e shiut shkakton një tension të madh tek fermerët, sidomos tek ato të Evropës Lindore.

Shiu është parashikuar për ditët e ardhshme, por pritet të jetë shumë i pamjaftueshëm për atë që nevojitet për të zbutur një situatë shqetësuese.

“Ne shpresojmë sinqerisht për shiun, muaji vendimtar për ne është maji”, tha zëdhënësi i shoqatës së fermerëve, Tino Erstling

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco