Fotoja tragjike e futbollistit në arkivol, që mamaja e tij ju kërkon sot ta shihni Nëna trime e futbollistit do që ju ta shihni djalin e saj të shtrirë në arkivol dhe ja pse

Fotoja tragjike e futbollistit në arkivol, që mamaja e tij ju kërkon sot ta shihni

13:08, 26/04/2019
A+ Aa A-

Kjo është një fotografi ngjethëse dhe tronditëse e futbollistit Barty Brown, por që nëna e pikëlluar e tij, Tammy Brown, kërkon sot që ju ta shikoni për të kuptuar se si epidemia e krimeve me thikë vazhdon në Britani.

Në makthin më të keq të çdo prindi, ajo pa djalin e saj Russel Barty Brown – të shtrirë këtu në foto në qefinin e tij – të jepte frymën e fundit, pasi u qëllua për vdekje me thikë jashtë një apartamenti në lindje të Londrës në vitin 2016.

Krimet e kryera me thikë anembanë Anglisë kanë kapur nivele rekord dhe Tammy, 53 vjeçe, tregoi se si i tha “të dua” djalit të saj dhe “sa keq më vjen që nuk isha atje kur ti kishe nevojë për mua", ndërsa shihte që zemra e tij po ngadalësonte rrahjet derisa ndaloi.

Tani, tre vjet më pas, ajo ndan me guxim publikisht këtë fotografi të Barty, 26-vjeçarit në arkivol, të veshur me një këmishë, për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit mbi pasojat shkatërruese të krimeve të kryera me thikë.

Ajo shpreson që kjo fotografi t’i bindë të rinjtë që të mos mbajnë me vete thika dhe të shpëtojë prindërit e tjerë që u duhet të kalojnë këtë tmerr që ajo dhe burri i saj, i quajtur po ashtu Russel, kaluan./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco