Nëna dhe djali 10 vjeç gjenden të vdekur, dëshmia e djalit tjetër shokon policinë

Nëna dhe djali 10 vjeç gjenden të vdekur, dëshmia e djalit tjetër shokon policinë

11:15, 26/04/2019

Një fëmijë 10 vjeç dhe nëna e tij u gjetën të vdekur në një shpellë, ndërsa për krimin u arrestua nga policia babai i vogëlushit.

Krimi tronditës vjen nga Spanja, më saktësisht nga Tenerife, ku djali tjetër i çiftit vetëm 5 vjeç, arriti që të arratiset dhe të kërkojë ndihmë, duke e çuar policinë në vendin e krimit.

Kërkimet për gruan dhe djalin nisën pasditen e së martës, kur vogëlushi i mbijetuar u gjet i frikësuar vetëm në Adeje, një zonë turistike në ishujt Canarie.

Një grua e gjeti dhe e pyeti se ku i kishte prindërit, por vogëlushig jerman nuk fliste spanjisht dhe vetëm pasi u gjet një përkthyes, u bë zbulimi shokues.

Fëmija tha se babai e kishte rrahur egërsisht nënën dhe vëllanë brenda një shpelle, duke e çuar policinë në vendin e krimit. Çifti kishin debate të vazhdueshme dhe ishin në prag të ndarjes. Gruaja me fëmijët kishin shkuar në Tenerife për të takuar burrin, i cili punonte si kuzhinier në ishull. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco