Hetimet për vrasës serial, policia qipriote gjen trupin e një tjetër viktime

Hetimet për vrasës serial, policia qipriote gjen trupin e një tjetër viktime

08:32, 26/04/2019
A+ Aa A-

Policia në Qipro që heton zhdukjen e grave nga Filipinet, teksa zbuloi një trup të tretë të enjten në një rast vrasjesh të dyshuara seriale, që ka tronditur ishullin mesdhetar.

Një 35-vjeçar grek qipriot, oficer karriere në ushtri, po mbahet në paraburgim si i dyshuari kryesor i vrasjeve, tha policia qipriote në një deklaratë paraprake.

Trupat e dy grave u gjetën në një galeri të një miniere të braktisur më 14 dhe 20 prill, dhe mendohet se u përkasin dy personave nga Filipinet, që u raportuan të zhdukur në maj dhe gusht 2018.

Të enjten policia zbuloi trupin e një gruaje tjetër rreth 14 kilometra larg minierës, por nuk kishte asnjë informacion për identitetin e saj.

Burime të policisë i thanë Reuters se tre viktimat, bazuar në dëshminë e të dyshuarit, ishin duke u kërkuar. Ata thanë se i dyshuari të enjten dha detajet për një tjetër viktimë “indiane ose nepale”, të vrarë në verën e vitit 2018.

Ai gjithashtu pranoi se kishte vrarë një grua rumune dhe vajzën e saj nën moshën, shtoi burimi i policisë. Në seancat gjyqësore, policia tha se oficeri i ushtrisë dyshohej se ishte njohur me gratë që ka vrarë, në një vend takimesh online.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco