Jelek-verdhë fitojnë për herë të dytë, Macron premton ulje taksash

Jelek-verdhë fitojnë për herë të dytë, Macron premton ulje taksash

07:21, 26/04/2019
A+ Aa A-

Jelek-verdhët protestuan për disa muaj rresht në Francë kundër rritjes së disa taksave dhe shpesh herë protesta ishin të dhunshme.

Pas këtyre protestave duket se presidenti Macron është dorëzuar dhe ka premtuar ulje të taksave për Francezët.

Kreu i Shtetit francez tha se dëshiron që njerëzit të përfshihen më shumë në proceset demokratike përmes një thjeshtëzimi të rregullave për referendum dhe decentralizimit të funksioneve të qeverisë.

Masat e presidentit francez synojnë të zbusin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij edhe pse numri i protestuesve javët e fundit është ulur ndjeshëm.

“Jelekët e verdhë ” janë duke protestuar që nga nëntori i vitit të kaluar. Protesta fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macron.

Protestuesit vazhdimisht janë përleshur me policinë, duke shkaktuar rrëmujë në rrugët e Parisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco