Vendimi i Trump: Kujt i ka skaduar viza, kthehet në shtëpi

Vendimi i Trump: Kujt i ka skaduar viza, kthehet në shtëpi

22:10, 23/04/2019
A+ Aa A-

Të gjithë personave që iu skaduar viza do të kthehen në shtëpi.  Ky është vendimi më i fundit i presidentit të SHBA, Donald Trump.

Administrata e tij po konsideron madje që të suspendojë dhe edhe që të ulë sa të jetë e mundur, hyrjen e atyre personave që vijnë nga shtete me numra të lartë të personave që iu ka skaduar viza dhe vazhdojnë të qëndrojnë në SHBA. 

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një memorandum ditën e hënë, në të cilën i jepet 120 ditë departamentit për Siguri Kombëtare që të ndërmarrin masa rreth këtij problemi. 

“Ne kemi ligje që duhet të zbatohen në mënyrë që jetët e amerikanëve të jenë të sigurta. Tani për tani ka miliona kërkesa të njerëzve që dëshirjonë të vijnë në SHBA dhe të kërkojnë ëndrrën amerikane”, është shprehur Trump.

Qendra për studime të emigracionit vë në pah që më shumë ka njerëz që jëtojnë në SHBA me vizë të skaduar se sa ata që futen ilegalisht. 

Vetëm në vitin 2018 thuhet se,  415 mijë individë kanë qëndruar në SHBA edhe pse viza e tyre ka skaduar.

Sipas mediave amerikane, këtyre vendeve pritet ti ulet numri i vizave: Afganistanit, Angolës, Bhutanit, Burundit, Çadit, Republikës së Kongos, Gjibutit, Eritreas, Gjeorgjisë, Laosit, Liberisë, Nigerisë, Somalisë, Sudanit Jugor, Sudanit dhe Jemenit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco