Një 16 vjeçar britanik fitoi 70,000 euro në investimet online nga shtëpia

Një 16 vjeçar britanik fitoi 70,000 euro në investimet online nga shtëpia

09:08, 23/04/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent ka kthyer 170 euro në më shumë se 70,000 euro në vetëm disa muaj duke luajtur në tregjet e parasë duke përdorur këshilla të vlefshme të cilat ai i mësoi në internet.

Edward Ricketts, 16 vjeç, krijoi një aftësi për të tregtuar, pasi pa një ekspert të këmbimit valutor në Instagram duke u mburrur me fitime të larta. Bëhet fjalë për investimin online të parave.

Ky adoleshent ambicioz fillori të rrinte çdo ditë nga 5 orë në internet për të parë video se si luhen monedhat online dhe ia arriti qëllimit. Në vetëm tetë muaj ai ka kthyer kursimet e tij prej 170 eurosh nga një punë verore në 70,000 euro duke monitoruar tregjet e parasë.

Edward që mendohet të jetë tregtari më i ri i Britanisë së Madhe në shkëmbim të huaj bëri fitimet e tij më të mëdha duke ndjekur lajmet dhe informacione të ndryshme online.

I riu jeton në Walthamstoë, East London, me babain e Oscar, dhe dy vëllezër.

Ai është bërë kaq i aftë në marrëveshjet e monedhës, saqë tani ka 100 klientë të gatshëm që t'i paguajnë atij lekë për këshillat e tij në investimet online.

Për të festuar suksesin e tij, ai planifikon të blejë një Mercedes A-Class prej 34,000. Ai gjithashtu dëshiron të organizojë një festë për familjen e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco