VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm derdh ujin e pishinës nga qiellgërvishtësi

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm derdh ujin e pishinës nga qiellgërvishtësi

20:46, 22/04/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur këtë të hënë Filipinet, duke shkaktuar dëme materiale, si edhe disa persona të lënduar.

Një video e pabesueshme është publikuar në rrjetet sociale, i cila na vjen në ndihmë për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit. Situata është filmuar pikërisht në momentin e lëkundjes së tokës.

Një qiellgërvishtës në Manila është lëkundur aq fortë, sa uji i një pishinë në krye të ndërtesës gjigante është derdhur thuajse i tëri.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:11 me atë lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 37 kilometra në veriperëndim të Manila-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco