Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Protesta kundër ndërtimit të HEC-it, plagosen 40 persona

VIDEO/ Protesta kundër ndërtimit të HEC-it, plagosen 40 persona

14:59, 22/04/2019
A+ Aa A-

Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur pas një proteste për mosndërtimin e një HEC-i në Pankisi të Gjeorgjisë gjatë ditës së djeshme.

Banorët ishin organizuar dhe të vendosur u përballën me Policinë, për shkak se prej muajsh kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit ‘’Khadori3”.

Qindra vendas, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, u përleshën së pari me policë dhe më pas me një njësi të policisë së trazirave.

Policia e trazirave përdoi  të gjitha municionet e saj, duke përfshirë plumbat e gomës, gaz lotsjellës dhe kanalet e ujit për të vendosur kontrollin mbi protestuesit e irrituar. Vendasit, nga ana tjetër, përdorën gurë dhe koktejle molotovi.

Shumica e të lënduarve janë policë, megjithatë nuk ka informata zyrtare se sa njerëz janë lënduar nga secila palë. Disa automjete u dogjën, si dhe mjete që i përkisnin kompanisë ndërtimore.

Në mbrëmje, Ministri i Punëve të Brendshme Giorgi Gakhariya vizitoi grykën ku diskutoi dhe me punonjësit e pushtetit lokal.

Menjëherë pas negociatave, njësitë e policisë u urdhëruan të largoheshin nga gryka, dhe gjendja duket se u qetësua.

Hidrocentrali “Khadori 3” po ndërtohet nga Alazani Energy. Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me qeverinë gjeorgjiane në tetor 2016, fabrika do të ketë një kapacitet dhe një prodhim vjetor prej 27.5 milion kWh. Faza e ndërtimit parashikohet të përfundojë brenda tre vjetëve pas nënshkrimit të marrëveshjes, po duket se kjo do të vonojë pas rezistencës së banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco