Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ FBI arreston liderin e grupit të armatosur që ndali emigrantët në New Mexico

FOTO/ FBI arreston liderin e grupit të armatosur që ndali emigrantët në New Mexico

13:48, 22/04/2019
A+ Aa A-

FBI të shtunën njoftoi se kishte arrestuar Larry Hopkins, liderin e një grupi të armatosur që ndaloi emigrantët e paligjshëm që kishin kaluar kufirin Meksikë – SHBA, në New Mexico.

Arrestimi ndodhi dy ditë pasi Unioni Amerikan i Lirive civile e akuzoi grupin për ndalimin e paligjshëm të emigrantëve dhe guvernatori Michele Lujan Grisham urdhëroi nisjen e një hetimi.

Hopkins, 69 vjeç, që njihet si Johnny Horton, u arrestua në parkun Sunland, New Mexico, pas një akuze federale për mbajtje armësh dhe municionesh.

Ndërkohë, vazhdon polemika për vendosjen nga ky grup, të patrullave kufitare vullnetare të armatosura që ndalojnë emigrantët pa dokumente të hyjnë në vend.

Grupi i quajtur United Constitutional Patriots pak më pas, deklaroi në faqen e vet në facebokk se komandanti i tyre ishte arrestuar në kampin pranë kufirit meksikan dhe se ata kishin hapur një llogari për të mbledhur donacione.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco