Sulmet në Sri Lanka, numri i të vdekurve arrin në 290

Sulmet në Sri Lanka, numri i të vdekurve arrin në 290

08:21, 22/04/2019
A+ Aa A-

Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve.

Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush i ka kryer sulmet, raporton “BBC”.

Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetra të huaj janë në mesin e të vdekurve.

Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009.

Të dielën, Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe tha se shërbimet e sigurisë kishin qenë “të vetëdijshëm për informacionin” e sulmeve të mundshme, por informacioni nuk ishte zbatuar. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco