Zyrtare! Komediani Volodimir Zelensky zgjidhet president i Ukrainës

Zyrtare! Komediani Volodimir Zelensky zgjidhet president i Ukrainës

21:00, 21/04/2019
A+ Aa A-

Komediani ukrainas Volodimir Zelensky është presidenti i ri i vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura sot.

Ai triumfoi edhe në raundin e parë përballë 39 kandidatëve, ndërsa sot mposhti në balotazh politikanin me shumë eksperiencë Petro Poroshenko

Ky i fundit ka pranuar humbjen por u tha mbështetësve të mbledhur në Kiev se ai nuk do të largohet nga politika.

"Unë kurrë nuk do t'ju lë vetëm”, tha para mbështetësve të tij komediani, tashmë president i një vendi prej 42 milionë banorësh.

Sondazhet e sotme e nxirrnin Zelenskyn fitues me 70% të votave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco