Dalin Exit-Pollet/ Komediani 41-vjeçar pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Dalin Exit-Pollet/ Komediani 41-vjeçar pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

19:36, 21/04/2019
A+ Aa A-

Një komedian ukrainas, i cili luan rolin e një presidenti fiktiv në një shfaqje televizive, pritet të jetë presidenti real i ri i Ukrainës.

Këtë e thonë sondazhet kombëtare teksa sot miliona qytetarë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur liderin e ri të vendit.

Volodimir Zelenskiy, i cili nuk ka përvojë të mëparshme në politikë, raportohet se, ka fituar 73% të votave, duke lënë shumë pas rivalin e tij politik, Petro Poroshenko, i cili ka marrë 25% të votave.

Zelenskiy, 41 vjeç, udhëhoqi raundin e parë të votimit tre javë më parë, i cili pati 39 kandidatë në fletën e votimit.

Si Zelenskiy ashtu dhe Poroshenko, premtuan para qytetarëve të mbajnë Ukrainën në një kurs pro-perëndimor. Megjithatë, Poroshenko ka paralajmëruar se mungesa e përvojës së kundërshtarit të tij do ta linte Ukraina të pambrojtur ndaj Rusisë teksa vendi vijon luftën kundër forcave ruse në lindje.

Ndërsa Zelenskiy, gjatë fushatës së tij, premtoi se do ti japë fund korrupsionit në Ukrainë.

Ai gjithashtu ka folur për nevojën për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës kundër separatistëve pro-rusë, duke mbajtur bisedime më të gjera me presidentin Vladimir Putin.

Ukraina, me rreth 42 milionë banorë, është një nga vendet më të varfëra në Europë paspothuajse tre dekadave pas largimit nga Bashkimi Sovjetik.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco