Rëndohet bilanci/ 207 te vrarë në Sri Lanka

Rëndohet bilanci/ 207 te vrarë në Sri Lanka

14:56, 21/04/2019
A+ Aa A-

Tetë shpërthime vdekjeprurëse kanë ndodhur mëngjesin e sotëm të Pashkëve në tre kisha të Sri Lankas, një prej të cilave në kryeqytetin Colombo dhe në disa hotele të vendit të frekuentuara nga turistet, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 207 personave, 35 prej të cilëve të huaj.

Numri i të plagosurve deri tani është 450. Në një distancë prej pak orësh në Colombo kanë ndodhur 2 shpërthime të tjera. Shpërthimi i tetë ka ndodhur në periferi të Colombo. Një tjetër shpërthim ka ndodhur në kryeqytetin Sri Lanka në Colombo. Lajmin e bën me dije policia. Ky është shpërthimi i tetë në një ditë dhe ka ndodhur në periferi të Orugodaëatta, në very të kryeqytetit.
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për ngjarjen.

Peshkopi i Colombo: ” Akte për tu dënuar pa mëshirë’

‘Përgjegjësit e atentateve në ditën e Pashkëve në Sri Lankë duhen dënuar pa mëshirë’. Kështu ka thënë peshkopi i Colombia, kardinali Malcom Ranjith, i cili i ka bërë apel qeverisë të hetojë dhe të dënojë pa mëshirë përgjegjësit e sulmit. ‘Pa mëshirë sepse vetëm kafshët mund të sillen në këtë mënyrë’. Kisha e Sri Lankës ka ndërprerë të gjitha festimet e Pashkëve të programuara në Vend dhe ka shpërndarë një apel për të dhuruar gjak për të plagosurit

Qeveria do të shpallë gjendjen e shtetrrethimit

Qeveria e Sri Lankës ka vendosur të shpallë gjendjen e shtetrrethimit nga ora 18:00 me orën lokalë (14:30 me orën tonë) deri në 6: të mëngjesit të nesërm. Lajmin e bën me dije e përditshmja Navami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco