Gjarpërinjt e zinj pushtojnë zyrën e presidentit

Gjarpërinjt e zinj pushtojnë zyrën e presidentit

08:25, 20/04/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Liberisë, George Weah u detyrua të dilte nga zyra e tij të mërkurën dhe të punonte në rezidencën private. Shkak u bënë dy gjarpërinj të zi, të cilët u gjetën në zyrën e tij.

Sekretari për shtyp, Smith Toby, duke folur për BBC tregoi se gjarpërinjtë u gjetën në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi zyrtar i punës së presidentit.

Ai tha gjithashtu se i gjithë stafi ishte larguar nga godina deri më datë 22 Prill.

Sipas Tobyt ‘kjo masë u mor për t’u siguruar që ndërtesa të jetë e pastruar nga zvarranikët’.

Zyra e presidentit është vendosur në Ministrinë e Jashtme që prej vitit 2006, kur Presidenca u përfshi nga flakët.

 ‘Gjarpërinjtë nuk u arritën të vriteshin’, tha Toby. ‘Ato arritën të iknin nga një vrimë e vogël’.

Megjithatë, pritet që Presidenti të rikthehet në zyrë të hënën, pasi e gjithë ndërtesa të jetë kontrolluar e siguruar që nuk ka rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco