Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Burri pret gishtin pasi votoi partinë e gabuar

VIDEO/ Burri pret gishtin pasi votoi partinë e gabuar

07:17, 20/04/2019
A+ Aa A-

Një rast i pazakontë ka ndodhur, ku një person ka prerë gishtin sepse votoi partinë e gabuar.

Në një video që është bërë virale, Paëan Kumar thotë se ai votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).

Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta në makinën e votimit.

Pas hedhjes së votës, çdo gisht i treguesit të votuesve shënohet me bojë. Ai votoi të enjten (18 prill) në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

"Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht", thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco