Tërmet i fuqishëm në Tajvan: Dalin pamjet e frikshme

Tërmet i fuqishëm në Tajvan: Dalin pamjet e frikshme

12:04, 19/04/2019
A+ Aa A-

Një tërmet i fortë tronditi Tajvanin të enjten pasdite, duke risjellë kujtimet e një dridhjeje vdekjeprurëse që goditi ishullin një vit më parë, shkroi dje New York Times.

Tërmeti i magnitudës-6.1 ra në orën 1:01. dhe u përqendrua në brigjet e Hualien, në bregun lindor të Tajvanit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Shtrëngimi i fuqishëm ndihej në kryeqytetin Taipei, 75 milje në veri, dhe pamjet televizive treguan një rrëshqitje të tokës në bregun lindor.

Autoritetet thanë se 17 vetë u plagosën, duke përfshirë një burrë dhe një grua, të cilët u goditën nga shkëmbinj në rënie ndërsa ecnin në Taroko Gorge, e cila është një rrugë që kalon nëpër male në perëndim të Hualien. Nuk pati raportime të menjëhershme të viktimave. Ministria e Brendshme e Tajvanit tha se kishte ngritur një qendër emergjence për të plagosurit.

Të gjitha shërbimet e metrosë në Taipei u anulluan përkohësisht, njoftoi agjencia qendrore e lajmeve e Tajvanit.

Tajvani, i cili ndodhet në kryqëzimin e pllakës tektonike të Detit të Filipineve dhe pllakës së Euroazisë, përjeton tërmete të shpeshta.

Një tërmet me magnitudë 6.4 në Hualien vitin e kaluar dëmtoi rëndë ndërtesat dhe vrau të paktën 17 vetë.

Një tërmet në 2016 vrau 117 njerëz, të cilët pothuajse të gjithë vdiqën në një ndërtesë 17 katëshe që u rrëzua në qytetin jugperëndimor të Taivanit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco