FOTOJA/ Zbulohet babai që po luante me vajzën para djegies së Notre Dame

FOTOJA/ Zbulohet babai që po luante me vajzën para djegies së Notre Dame

11:25, 19/04/2019
A+ Aa A-

Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, ku të gjithë nisën kërkimet për të dy.

Brooke Ëindsor, një turiste 23-vjeçare që bëri fotografinë tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Tëitterit duke e falenderuar për foton e bukur.

Burri i tha se 'të gjente një vend të veçantë për të', por i kërkoi Brooke ta mbante anonim, një dëshirë që ajo e respektoi. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, fotografja shkruajti:

“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”

Në foto duket burri dhe një vajzë që po lozin të lumtur jashtë katedrales historike në Paris.

Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku i kërkonte babain me vajzën u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco