Radha e Londrës, protesta masive nga të rinjtë për ndryshimet klimatike

Radha e Londrës, protesta masive nga të rinjtë për ndryshimet klimatike

07:05, 19/04/2019
A+ Aa A-

Të rintjë e Anglisë kanë dalë në protesta kundër ndryshimeve klimaterike. Anglezët ndoqën shembullin e vendeve të tjera ku të rinjtë pushtuan rrugët e qyteteve më të mëdha të botës për të protestuar ndaj ndryshimeve klimaterike.

Protestuesit që kanë bllokuar rrugët dhe urat e Londrës për më shumë se tre ditë kanë thënë se situata do të përshkallëzohet nëse Qeveria britanike nuk merr hapa kundër ndryshimeve klimatike, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Qindra protestues kanë bllokuar disa zona të qytetit, duke përfshirë Urën Vaterlu, nga dita e hënë. Në Londër nis zbatimi i pagesës për ndotje të ajrit Protestuesit kanë vendosur tenda, sisteme të zërit dhe kamionë me ushqime afër zonave ku janë duke protestuar. Zyrtarët kanë thënë se si pasojë e protestave, trafiku është ngarkuar rëndë, çka ka rezultuar me shprehje të zemërimit nga banorët e Londrës, shkruan Rel.

Nxënësit në botë protestojnë kundër ndryshimeve klimatike Deri më tani është raportuar se policia ka arrestuar 420 persona. Pjesëtari i një grupi protestues, Gail Bradbrook ka thënë të enjten se protestës “janë duke iu bashkuar më shumë njerëz”.

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid ka thënë se protestuesit “nuk kanë të drejtë të thyejnë ligjin dhe të ndërhyjnë në përditshmërinë e personave të tjerë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco