SHBA goditet nga stuhi të fuqishme shiu dhe tornado

SHBA goditet nga stuhi të fuqishme shiu dhe tornado

06:55, 19/04/2019
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga stuhi të fuqishme shiu dhe tornado. Shtetet e prekura më shumë janë Teksasi, Oklahoma dhe Kanzasi.

Pati njoftime për shtatë tornado që goditën këto tre shtete të Amerikës, duke dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe pemë të shumta.

Shërbimi Kombëtar i Motit mori raporte të shumta për reshje të dendura breshëri.  Në Fort Ëorth të Teksasit, shpejtësia e erës arriti në 60 kilometra në orë. Stuhitë pritet të lëvizin  në shtete të tjera jugore të Amerikës, disa ditë pasi tornadot në Teksasin lindor dhe në Xhorxhia lanë të paktën tetë të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco