Tentoi ti vinte zjarrin Katedrales së New Yorkut, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari

Tentoi ti vinte zjarrin Katedrales së New Yorkut, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari

17:59, 18/04/2019
A+ Aa A-

Një 37 vjeçar, shtetas amerikan është ndaluar në orët e fundit nga Policia e New Yorkut, pasi hyri në Katedralen San Patrick duke mbajtur me vete lëndë djegëse.

Zyrtarët e Policisë thanë se roja u përball me personin teksat ky i fundit po hynte në kishë.

Në fillim personi i dyshuar e hodhi lëndën djegëse, të llojit bënzinë në tokë.

Ai u tha se policëve se i kishte mbaruar karburanti i makinës dhe se i duhej të kalonte përmes kishës.

Por pas kontrollit rezultoi se ai kishte me vete disa bidona me karburant.

John Miller, zv-komisar policor tha se incidenti i dyshimtë ndodhi vetëm dy ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen e fashme Notre Dame në Paris.

Edge pse sipas autoriteteve është ende shumë herët për të dalë në konkluzionin që kemi të bëjmë me Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco