Paralajmërimi për shira të rrëmbyer, erë të fortë e stuhi/ Akropoli mbyll dyert për turistët

Paralajmërimi për shira të rrëmbyer, erë të fortë e stuhi/ Akropoli mbyll dyert për turistët

16:43, 18/04/2019
A+ Aa A-

Do të mbeten të mbyllura dyert e zonës  arkeologjike të Akropolit për arsye sigurie gjatë ditës, kjo sipas  informacioneve per motin nga  Shërbimit Kombëtar dhe Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, ku  pritet që moti të jetë me shi të rrëmbyer dhe erë të forta, shkruan gazeta greke "Ekathimerini".

Image

Sipas raportit të jashtëzakonshëm të motit, do të jenë të pranishëm në vend shira të forta e stuhi, të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje.  Vendimi për të mos u lejuar vizitat ne Akropol është marrë për të shmangur incidente si ai i djeshmi.

Të mërkurën, katër persona dy turiste dhe dy oficere te artilerise u plagosën pak pas orës 16. 00, kur rrufeja goditi rrufe pritësin pranë Erehtheionit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco