100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo Salvini

100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo Salvini

12:59, 18/04/2019
A+ Aa A-

Revista amerikane Time ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë.

Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco,  Donald Trump, XI Jinping,  Greta Thunberg etj.

"Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë,"-shkroi Time.

Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin "Erdhi, pa e poston në Facebook".

"Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh,  fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë,"-shkruan Times. "Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoi Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit."

Image

Sipas revistës amerikane, në postin e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini ka realizuar objektivat e fushatës së tij elektorale si mbyllja e porteve italiane për emigrantët klandestinë, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore deri në një debat të ashpër me institucionet europiane."

Salvini është i vetmi politikan italian i zgjedhur nga Times, në kategorinë leaders dhe pse në listën e 100 më të fuqishmëve në botë renditen dhe italianët, shefi i kuzhinës Massimo Bottura dhe  Pierpaolo Piccoli, drejtori ekzekutiv i markës më të famshme italiane të modës Valentino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco