FOTO/ Bletari i Notre Dame, në ankth për fatin e 18 mijë bletëve në çati

FOTO/ Bletari i Notre Dame, në ankth për fatin e 18 mijë bletëve në çati

11:31, 18/04/2019
A+ Aa A-

Bletari i katedrales së Notre Dame është në pritje për të dëgjuar fatin e 18 000 bletëve të tij pas zjarrit shkatërrues që ra në të. Nicolas Géant shpreson që bletët, që jetonin në koshere në çatinë e saj të kenë mbijetuar.

"Nëse shikoni fotot, shihni se çdo gjë është e djegur, ka vrima në çati, por ju ende mund t'i shihni tre kosheret", tha Geant, 51 vjeç, për NBC News të mërkurën.

Geant, i cili mban bletë anembanë Francës dhe Kalifornisë, nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë koloninë e tij me bletë që nga shpërthimi i zjarrit të hënën që shkatërroi katedralen me famë botërore.

"Policët dhe zjarrfikësit nuk do të më lejojnë të shkoj atje," tha ai me pakënaqësi.

Të paktën 60 zjarrfikës janë aktualisht në terren dhe monitorojnë vazhdimisht ndërtesën për të parë për një vatër të nxehtë që mund të dobësojë strukturën tashmë të shkatërruar, u tha koloneli Gabriel Plus, gazetarëve në një konferencë shtypi të mërkurën.

Por ende nuk ka lajme për bletët.

Gian tha se ai është mbytur me mesazhe nga e gjithë bota duke pyetur nëse insektet i kanë mbijetuar zjarrit. "Unë do të provoj përsëri nesër”, tha ai.

Bletari entuziast tha se kishte qenë gjithmonë ëndrra e tij për të mbajtur bletët në çatinë e "kishës më të bukur në botë" dhe në vitin 2012 kjo ëndërr u bë realitet.

"Ka një marrëdhënie historike midis bletëve dhe kishës, për një kohë të gjatë ata kanë përdorur dyllin nga bletët për të bërë qirinj", shpjegoi ai.

Bletari nuk është i vetmi person i lidhur me Notre Dame, i cili po lufton pasi zjarri shkatërroi një pjesë të jetës së tyre.

    Marrë nga: nbcnews.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco