Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

400 mijë euro gjobë, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani Bjorn Hocke, kryetari i AfD

400 mijë euro gjobë, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

08:03, 18/04/2019
A+ Aa A-

Vëzhguesi parlamentar i Gjermanisë ka urdhëruar që opozita e ekstremit të djathtë, Alternativë për Gjermaninë (AfD) të paguajë një gjobë prej më shumë se 400,000 euro, për shkeljen e rregullave të donacioneve të partisë.

Partia tha se do të apelojë ndaj vendimit të administratës së parlamentit, i cili tha se AfD kishte shkelur rregullat që ndalonin partitë gjermane nga marrja e donacioneve nga entitete jashtë Bashkimit Evropian.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy anëtarë të AfD-së kishin financuar fushatat e tyre në dy zgjedhjet shtetërore gjermane në 2016 dhe 2017, pjesërisht me donacionet nga Goal AG, një kompani publike me bazë në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE.

Një zëdhënës i Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente. Kompania zvicerane gjithashtu nuk dha komente për rastin në fjalë, transmeton “TCH”.

Gjoba është pengesa më e fundit për AfD, një parti kundër emigrantëve, bashkë-udhëheqësi i të cilit Alice Weidel tashmë është duke u hetuar nga prokurorët me dyshimin për shkelje të rregullave të dhurimit ndaj partisë, përcjell albinfo.ch.

AfD tha se vendimi për ta gjobitur ishte i motivuar politikisht. Ai tha se dy anëtarët e partisë të akuzuar për marrjen e donacioneve, Joerg Meuthen dhe Guido Reil, po konkurrojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në muajin e ardhshëm.

Partitë kryesore politike të Gjermanisë refuzojnë të punojnë me AfD-në, e cila u fut në parlamentin kombëtar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco