Zbulohet shkaktari i zjarrit në ‘Notre Dame’

Zbulohet shkaktari i zjarrit në ‘Notre Dame’

15:10, 17/04/2019
A+ Aa A-

Hetuesit francezë po shqyrtojnë mundësinë që zjarri në katedralen Notre Dame në Paris të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.

"Mund të ketë qenë një qark i shkurtër. Hetuesit kanë ngritur çështjen e mekanizmit për ngritjen e materialeve të përdorura gjatë rindërtimit”, tha një burim, transmeton gazeta franceze, "Parisien".

Më parë, kompania ndërtuese Europe Ecafaudage, e cila ishte e angazhuar në restaurimin e katedrales, tha se kishte zbatuar të gjitha rregulloret dhe protokollet e sigurisë.

 “Flakët që "gëlltitnin" pjesën më të madhe të çatisë ndoshta filluan aksidentalisht ndoshta si rezultat i punimeve në restaurimin e pjesëve të sipërme të katedrales”, tha Remy Heac, një prokuror i Parisit.

"Asgjë nuk sugjeron se është një akt i qëllimshëm," shton ai.

Ndërkohë, për restaurimin e katedrales së djegur të Parisit deri më tash janë mbledhur më shumë se një miliard euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco