E frikshme: Studentja amerikane bie nga lartësia 100 metra duke pozuar për një fotografi

E frikshme: Studentja amerikane bie nga lartësia 100 metra duke pozuar për një fotografi

13:08, 17/04/2019
A+ Aa A-

Një studente kolegji që studionte shkencat mjedisore ra rreth 100 metra deri në vdekjen e saj, ndërsa po ngjiste malin në një udhëtim me klasën në Ozarks, thanë zyrtarët.

Andrea Norton, 20 vjeçe, ishte në mesin e një grupi studentësh të Universitetit Briar Cliff që udhëtuan për në Haëksbill Crag në Pyllin Nacional të Ozarkut, të dielën në mëngjes, si pjesë e një aktiviteti me klasën, tha Sherifi i Njutonit Glenn Wheeler.

Dëshmitarët thanë se ajo pozoi për një fotografi dhe pastaj ra në greminë, është njoftuar CNN.

Dëshmitarët e pranishëm tregojnë se Norton humbi ekuilibrin e saj para se të binte nga rreth 100 metra lartësi.

Norton ishte nga Hot Springs, Dakota e Jugut, dhe ishte një studente e re në Briar Cliff, që ndodhet në Sioux City.

Ajo ishte një shkencëtare e pasionuar pas shkencave të mjedisit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco