Sa vite do duhen për rindërtimin e Notre Dame/ Ja përgjigja e Macron

Sa vite do duhen për rindërtimin e Notre Dame/ Ja përgjigja e Macron

20:55, 16/04/2019
A+ Aa A-

E kanë kaluar shifrën e 600 milion euro donacionet për restaurimin Notre-Dame, sipas një numërimi të realizuar nga Bfm-Tv.

Mes tyre ndër të fundit, ato të familjes Bettencourt-Meyers, familja më e pasur e Francës, dhe e treta në botë, trashëgimtarë të kolosit L’Oreal, që ka njoftuar një donacion prej 200 milion euro, 100 prej të cilave do të kalojnë nëpërmjet fondacionit Bettencourt Schueller.

Por nuk ka munguar as reagimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka premtuar rindërtimin e saj në 5 vite.

 “Zjarri në notre Dame na kujton se historia jonë nuk ndalet kurrë. Çdo gjë, materiale dhe shpirtërore, është gjallë pasi ne nuk mund të harrojmë. Ne do të ndërtojmë katedralen e Notre Dame më të bukur se ishte. Por kjo kërkon 5 vjet. Mund ta bëjmë. Ndaj dhimbjen tuaj, por edhe shpresën. Tani duhet të veprojmë dhe do të veprojmë”, është shprehur Macron.

Katedralia e famshme e Notre-Dame në Paris, u përfshi nga flakët pasditen e djeshme, duke mbërthyer para lajmeve të gjithë globin. Si pasojë e zjarrit, maja e saj dhe komplet çatia u shkatërruan.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco