Kinë, kapen 2748 dhëmbë elefantësh kontrabandë

Kinë, kapen 2748 dhëmbë elefantësh kontrabandë

14:28, 16/04/2019
A+ Aa A-

Autoritetet kineze kanë kapur 7.5 tonë fildish – 2748 dhëmbë elefanti – në një nga operacionet më të mëdha të kohëve të fundit kundër shitjes së paligjshme të produkteve me origjinë nga kafshët.

Kina i ndaloi shitjet e fildishit më 2017 në përpjekje për të tkurrur tregun më të madh në botë për këtë artikull.

Importimi i fildishit ishte ndaluar që më 2015. Dhëmbët e elefantit të kontrabanduar u konfiskuan muajin e kaluar në një operacion të përbashkët të doganave dhe policisë në gjashtë provinca, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Operacioni shkatërroi një organizatë kriminale ndërkombëtare që për një kohë të gjatë ishte e specializuar në kontrabandimin e dhëmbëve të fildishtë. Njëzet persona të dyshuar janë ndaluar nga policia.

Dhëmbët e elefantëve kishin ardhur nga vendet afrikane duke kaluar tranzit në shumë vende të tjera dhe hynë në Kinë bashkë me materiale drusore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco